Kontenti eshte Mbreti

Kontenti eshte Mbreti

Kontenti Është Mbreti (KEM) është trajnimi që të mëson si të ndërtosh një prani të fortë në rrjete sociale përmes video-reels që lidhen me audiencën. Brenda tij do të gjesh mësime praktike, ide reale dhe një komunitet aktiv ku bashkohesh me krijues të tjerë dhe instruktorë që të udhëheqin çdo javë.

21 Mësime
2h 39m
Beginner

Përmbledhje

Kontenti Është Mbreti (KEM)

Mirë se erdhe në Kontenti Është Mbreti (KEM) trajnimin që ndryshon mënyrën se si e sheh kontentin, rrjetet sociale dhe vetveten. Ky trajnim nuk është vetëm një seri videosh, por një proces i plotë që të mëson si të mendosh, krijosh dhe veprosh si dikush që e di çka po bën.

KEM është ndërtuar me përvojën e njerëzve që kanë jetuar këtë fushë për vite, që kanë parë se çfarë funksionon e çfarë jo, dhe e kanë kthyer gjithë këtë dije në një sistem të qartë që çon drejt rezultateve reale. Në këtë trajnim nuk mëson vetëm si të krijosh video, por si të krijosh ndikim.
Do të kuptosh pse disa video shpërthejnë, si funksionon algoritmi, dhe si të ndërtosh një brand që njerëzit e ndiejnë jo vetëm e shikojnë.

Gjatë 34 moduleve dhe mësimeve bonus, do të ecësh hap pas hapi nga baza te teknikat më të avancuara: si të ndërtosh strategjinë tënde të kontentit, si të planifikosh dhe xhirosh reels që tërheqin vëmendje, si ta menaxhosh procesin kreativ pa humbur kohë, dhe si të publikosh me qëllim.

Në çdo modul do të ndjesh kombinimin e praktikës me eksperiencën reale të profesionistëve që kanë arritur rezultate të matshme, jo teori që nuk funksionon në terren.

Por KEM nuk ndalet këtu.

Pjesë e këtij trajnimi është edhe komuniteti i dedikuar në Discord, i krijuar vetëm për studentët e KEM.
Një hapësirë ku do të lidheni me krijues të tjerë që janë në të njëjtin udhëtim si ti, ku ndahen eksperienca, ide, dhe frymëzim çdo ditë.
Instruktorët zhvillojnë thirrje javore live, ku përgjigjen në pyetje, analizojnë profile reale dhe japin udhëzime konkrete për të ndihmuar secilin anëtar të ecë përpara.

Në fund të trajnimit, do të kesh një strategji të qartë për rritje organike, një sistem për krijimin e kontentit që sjell rezultate, dhe mbi të gjitha vetëbesimin për ta kthyer prezencën tënde online në një brand fitimprurës.

Ky nuk është trajnim që mbaron, por udhëtim që vazhdon, sepse suksesi yt është pjesë e komunitetit që po ndërtojmë çdo ditë.

Nëse je këtu, do të thotë që ke marrë një vendim që shumë të tjerë ende s’e kanë bërë: të investosh në veten tënde.

Aftësitë që do të mësoni

Marketingu Digjital

Xhirimi & Editimi i Video Reels

Strategjia & Planifikimi i Kontentit (Përmbajtjes)

Ndërtimi i Brandit Personal/Biznesor

Rritja & Angazhimi i Audiencës

Monetizimi & Konvertimi në Shitje

Kurrikula

Moduli 0Moduli 1. Si u bë ZOOM Growth lider në "Krijimin e Kontentit" në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni

Filluam nga zero tani jemi këtu!

Ky trajnim nuk është vetëm për të rritur ndjekës në Instagram apo për të tërhequr më shumë ndjekës; është një udhëtim i plotë që kërkon përkushtim dhe vendosmëri për të rritur veten ose brendin tuaj në një nivel të ri. Ju duhet të zgjidhni nëse do të përqendroheni në rritjen e brandit tuaj personal për të ofruar trajnime dhe kurse në të ardhmen, apo të zhvilloni një kompani që synon rritjen e qëndrueshme dhe suksesin në treg. Në fund, për të gjithë ata që janë të motivuar për të ndjekur këtë trajnim, suksesi është i mundur – ashtu si ne e kemi bërë, edhe ju mundeni!

35 min

Moduli 1Moduli 2 Gjërat që do donim t'i dimin para se ti bënim +20k ndjekës ( Followers )

Plani HAP PAS HAPI për të rritur Instagramin tuaj me Reels

24 min

Moduli 2Moduli 3. Mënyra më e mirë për t'i rritur FOLLOWERS-AT në Instagram në vitin 2025

Mënyra më e mirë për të rritur ndjekësit në Instagram në 2024

6 min

BONUS: Si të zgjidhni kategorinë apo niche-n tuaj

4 min

Zgjedhja e username-it interesant

2 min

+ 16 mësime të tjera...

Instruktori

ZOOM Growth

ZOOM Growth

ZOOM Growth është agjenci digjitale që merret me krijimin e kontentit (përmbajtjes) dhe strategjive që ndihmojnë biznese e individë të rriten në rrjete sociale. Nga puna jonë me qindra klientë, lindi trajnimi KEM Kontenti Është Mbreti, ku ndajmë mënyrën tonë të punës për të ndërtuar përmbajtje që sjell ndjekës, angazhim dhe shitje.

Gati me fillu rrugëtimin tënd?

Bashkohuni me mijëra studentë të tjerë dhe filloni të mësoni aftësi të reja që do t'ju ndryshojnë jetën.